Rreth nesh

Document

Ne kemi gjithçka që ju nevojitet për ta bërë zyrën tuaj të organizuar, komode dhe me stil!

Pino u ka shërbyer me krenari bizneseve dhe institucioneve që nga viti 1999. Që atëherë Pino është rritur me ekipë të forte dhe përvojë. Sot vazhdon të jetë furnizues kryesor i produkteve dhe mobiljeve cilësore për zyrë, në rajon dhe më gjërë. Qoftë duke e zgjeruar, zhvendosur apo rimodeluar zyrën tuaj, ne do të ju ofrojmë zgjidhje të shkëlqyer për kërkesat dhe shijen tuaj. Jemi të apasionuar për shërbimin ndaj klientit dhe të përkushtuar për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët tanë.

Gama jonë e gjerë e produkteve të zyrës janë të dizajnuara me mjeshtëri për të ofruar rehati, produktivitet, efikasitet dhe bashkëpunim më të mire në ambientin e punës.

Portofoli ynë i produkteve përfshin stacione pune të dizajnuara në mënyrë ergonomike që ofrojnë shumë përfitime shëndetësore dhe rrisin produktivitetin si dhe lloje të shumta të karrigave të zyrës të dizajnuara për të ofruar rehati dhe komoditet gjatë qëndrimit të gjatë në punë.

Me një showroom të hapur për publikun si dhe dyqanin online, ne jemi burimi juaj kryesor për të gjitha nevojat e zyrës suaj.

Mbështetja dhe shërbimi ynë janë në dispozicion të klientëve tanë, qoftë vetëm për këshilla apo për instalimin dhe mirëmbajtjen e mobiljeve.

Adresa: Rr. Xheladin Kurbaliu Nr.11, 10000 Prishtinë

Email - info@pinomobilie.com

Tel - +383 48 112 933